EMIVANCE
Zgjidhja moderne për hotelieri

Recepsionisti juaj me Inteligjencë Artificiale.I gatshëm 24/7.

U përgjigjet klientëve në WhatsApp, Messenger, Instagram dhe faqen tuaj, në gjuhën e tyre, dhe e bën rezervimin vetë. Rezervimet, kalendari, Booking.com, Airbnb, pagesat dhe faturat në një platformë të vetme.

Përgjigje automatike 24/7 Më shumë rezervime direkte Më pak punë manuale Klientë më të kënaqur
Një recepsionist për të gjitha kanalet: WhatsApp Messenger Instagram Faqja juaj Booking.com Airbnb
Krijuar në ShqipëriNë shqip, për tregun tonë
30 ditë falasPa kartë bankare
Pa kontratëE ndalni kur të doni
Të dhëna të sigurtaÇdo biznes sheh vetëm të vetat
Funksionalitetet kryesore

Gjithçka që ju nevojitet për një hotel modern

EMIVANCE bashkon inteligjencën artificiale me një program të thjeshtë, që ju ndihmon të menaxhoni më lehtë komunikimin, rezervimet dhe financat.

Recepsionisti AI

U përgjigjet klientëve për çmime, data të lira dhe rregullat e pronës, në shqip, anglisht, italisht e gjuhë të tjera, dhe rezervon vetë.

ShqipEnglishItalianoDeutschFrançaisPolski+20

Menaxhim rezervimesh

Rezervimet, dhomat dhe disponueshmëria në kohë reale, me kalendar dhe tabelë zënieje, nga një panel i vetëm.

Komunikim në shumë kanale

WhatsApp, Messenger, Instagram dhe faqja juaj, të gjitha te Mesazhet. Kur duhet një njeri, stafi hyn në bisedë menjëherë.

Pagesa dhe raporte

Kapari, pagesat, arka ditore, shpenzimet dhe fitimi neto. Fatura me NIPT dhe TVSH, dhe raporte për çdo muaj.

Booking.com dhe AirbnbKalendarët sinkronizohen vetë, pa rezervime të dyfishta.
Pastrimi i dhomaveStafi i shënon dhomat gati nga telefoni.
Njoftime të menjëhershmeRezervim i ri, pagesë apo klient që kërkon stafin.
Të dhëna të sigurtaÇdo biznes sheh vetëm të dhënat e veta.
Për kë është EMIVANCE?

I përshtatshëm për çdo biznes akomodimi

Nga hotelet e mëdha te bujtinat familjare, EMIVANCE përshtatet me nevojat tuaja dhe ju ndihmon të rrisni rezervimet dhe kënaqësinë e klientëve.

Tarracë hoteli me pamje nga detiHotele
Bujtinë guri në malBujtina
Vilë me pishinë dhe pamje nga detiVila turistike
Sallon apartamenti me pamje nga detiApartamente me qira
Dhomë hosteli me krevate marinariHostele
Si funksionon?

Thjeshtë, në 3 hapa

1

Hap llogarinë

Regjistrohu me emrin e biznesit. 30 ditët e para janë falas, pa kartë bankare.

2

Shto dhomat dhe çmimet

Vendos njësitë, çmimet dhe informacionin për pronën që do të përdorë AI-ja.

3

Lidh kanalet

WhatsApp, Facebook, Instagram, Booking.com dhe Airbnb. Klientët shkruajnë, AI-ja rezervon.

Çmimet

Një çmim i qartë për çdo madhësi

Çdo paketë përfshin recepsionistin AI dhe të gjitha funksionet. Mund ta ndaloni kur të doni.

Vilë / Apartament

1 – 3 njësi
25 €/muaj
  • Recepsionisti AI
  • WhatsApp, Messenger, Instagram
  • Booking.com dhe Airbnb
  • Pagesat dhe faturat
Fillo 30 ditë falas
Më e zgjedhura

Hotel i vogël

deri në 15 dhoma
59 €/muaj
  • Gjithçka nga paketa e parë
  • Llogari për stafin
  • Pastrimi i dhomave
  • Raporte mujore
Fillo 30 ditë falas

Hotel

16 – 40 dhoma
99 €/muaj
  • Gjithçka nga paketa e dytë
  • Fitimi neto dhe shpenzimet
  • Mbështetje me përparësi
  • Ndihmë me konfigurimin
Fillo 30 ditë falas

Hotel i madh

mbi 40 dhoma ose disa prona
nga 149 €/muaj
Ofertë sipas nevojave
  • Gjithçka nga paketa e tretë
  • Disa prona në një llogari
  • Person kontakti i dedikuar
  • Trajnim për stafin
Kërko ofertë
Oferta e themeluesve: 10 bizneset e para që bashkohen marrin 30% zbritje përgjithmonë.

30 ditët e para janë falas për çdo paketë, pa kartë bankare. Pagesa bëhet me transfertë bankare.

Pyetje

Pyetje të shpeshta

A më duhet të instaloj diçka?

Jo. EMIVANCE hapet në shfletues te app.emivance.com. Mund ta shtoni edhe si aplikacion në telefon, tablet ose kompjuter me një klik.

A e bën vërtet AI-ja rezervimin vetë?

Po. Tregon dhomat e lira me çmime, merr emrin dhe telefonin e klientit dhe krijon rezervimin. Klienti merr konfirmim, ju merrni njoftim.

Si lidhet me WhatsApp, Facebook dhe Instagram?

Nga Cilësimet → Kanalet, me një klik. Mesazhet e klientëve dalin te Mesazhet dhe AI-ja u përgjigjet në të njëjtin kanal.

Si lidhet me Booking.com dhe Airbnb?

Me kalendarët iCal që ofrojnë vetë Booking.com dhe Airbnb. Datat e zëna sinkronizohen në të dyja anët, që dhoma të mos shitet dy herë.

Çfarë ndodh pas 30 ditëve falas?

Ju njoftojmë para se të mbarojë prova. Nëse vazhdoni, paguani abonimin. Nëse jo, llogaria ndalon, pa asnjë detyrim.

Kush i sheh të dhënat e klientëve të mi?

Vetëm ju dhe stafi juaj. Të dhënat e çdo biznesi janë të ndara. Ne hyjmë vetëm kur na jepni leje për ndihmë.

Rreth nesh

Një program shqiptar, i ndërtuar për hotelierët shqiptarë

EMIVANCE lindi nga një problem që e njeh çdo pronar hoteli apo vile: mesazhet vijnë natën, në gjuhë të ndryshme, nga WhatsApp, Instagram e Booking.com, dhe çdo përgjigje e vonuar është një rezervim i humbur.

Ne e ndërtuam EMIVANCE që asnjë klient të mos mbetet pa përgjigje dhe që ju të keni gjithçka në një vend: rezervimet, kalendarin, pagesat dhe stafin. Në shqip, me mbështetje direkte nga ne.

EV
Ermal VraniciTHEMELUES I EMIVANCE
“Çdo hotel, i madh apo i vogël, meriton një recepsionist që nuk fle kurrë. Ju na thoni çfarë ju duhet, ne e përshtatim programin për ju.”
Gati të filloni?

Kërkoni një demonstrim falas të EMIVANCE

Shihni si mund ta ndryshojë EMIVANCE komunikimin me klientët dhe rezervimet në biznesin tuaj.

  • Demonstrim online ose në pronën tuaj
  • Ju ndihmojmë me konfigurimin
  • Pa asnjë detyrim

Kërkesa dërgohet në WhatsApp-in tonë. Ju përgjigjemi brenda ditës.